TIRANË, 21 Mars / ATSH - Projekti Ndërkombëtar  "Time is Love" është ekspozita e një cikli videosh artistike të realizuara nga artistë nga e gjithë bota,  të cilat të mbledhura nga kuratori franko-togolezë, Kisito Assangni  pasi janë shfaqur në disa nga shtetet më të mëdha në botë, kanë mbërritur  së fundmi në Galerinë Zeta në kryeqytet si pjesë e kalendarit artistik të evenimentit "Pranvera e Frankofonisë", organizuar nga  Ambasada e Francës në Shqipëri.
Pas kokteit të organizuar me rastin e shafqjes Video-Art,  "Time is Love" solli dhe shfaqi për publikun punimet e disa prej artistëve si Anthony Rousseau, Abdoul Ganiou Dermani , Joas Nebe, Laura Celada apo edhe  Irina Gabiani , të cilat janë prezantuar dhe ekspozuar për herë të pare në Shqipëri nga kuratori Kisito Assangni  i cili me anën e punimeve ka  promovuar temën e dashurisë në kohë të vështira, nëpërmjet artit ndërkombëtar.
Projekti i themeluar që prej vitit 2008, i cili synon që të  promovojë lëvizjet e reja dhe trendet e kulturës bashkëkohore, pasi ka eksploruar forma të ndryshme të  shprehjes artistike me anën e përdorimit të teknologjisë dhe medias, ka sjellë temën e dashuria si një ndjenjë universale nëpërmjet perceptimeve të artistëve.
Shfaqja është shoqëruar edhe nga biseda dhe moderimi i kuratorit Kisito Assangn, i cili ka shpjeguar për të pranishmit edhe rëndësinë dhe prespektivën që ka ky lloj zhaneri artistik i të shprehurit.
/k.m/ /a.g/