TIRANË- Mbledhja me dyer të mbyllura dhe marrja në pyetje e 3 dëshmitarëve në Komisionin Hetimor të TIMS ka zgjatuar deri në orën 03:30 të mëngjesit të sotëm, 5 qershor. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe ish-drejtori i IT në Polici, Ervin Muça dëshmuan për 12 orë në mbledhjen me dyer të mbyllura, pasi të gjithë deputetët u pajisën me certifikatë të përkohshme sigurie.
Mbledhja me dyer të mbyllura shkaktoi debat të ashpër mes opozitës dhe mazhorancës, ndërsa edhe në përfundim të marrjes së dëshmive, kryetari Ervin Salianji në një video të ndarë në Facebook shigjeton sërish socialistët duke thënë se kufizuan mbledhjen me votë arbitrare.
“Pas orësh debate dhe marrjesh në pyetje të 3 dëshmitarëve, Ministrit të Brendshëm, drejtorit të Policisë së Shtetit dhe Ervin Muçës, pas orësh e orësh, ora 3 e 26 e mëngjesit kemi përfunduar seancën e pyetjeve bashkë me kolegët. Do jeni në dijeni për shumë çështje që janë diskutuar në këtë komision që u kufizua nga vota arbitrare e PS për të bërë mbledhje të mbyllur”, shprehet Salianji.
Pas marrjes së dëshmive, Salianji thotë se kanë arritur që të zbulojnë të dhëna befasuese për hetimin parlamentar dhe shumë shpejt do i bëjnë publike.
“Kemi arritur të zbulojmë të dhëna befasuese në lidhje me hetimin parlamentar, që shumë shpejt do t’i bëjmë publike për të gjithë. Pavarësisht përpjekjeve të PS për të bllokuar këtë hetim ne po i shkojmë drejt fundit për ta ndriçuar plotësisht të gjithë këtë situatë të errët që ka ndodhur me të dhënat e sistemit TIMS”, thotë Salianji.
Dëgjesave për disa orë me radhë, i parapriu debati mes Ervin Salianjit që kërkonte mbledhje të hapur me socialistët që insistonin që komisioni duhej të mbyllte dyert në ruajtje të sekretit hetimor. Ky fakt u pohua edhe nga Rrumbullaku, që tha se dëshmia e tij përmbante sekrete hetimore.
Edhe 2 javë më parë, konkretisht më 15 maj, Balla, Rrumbullaku e Muça dëshmuan para deputetëve në Komisionin Hetimor të TIMS.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
68.5%
-
Jo
25.2%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 670
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Balla ndan pyetjen që i bëjnë më shumë shqiptarët në Diasporë: Më pyesin a do vini pas zgjedhjeve? I them sot mbajeni mend mirë, vetëm ne dhe Edi Rama mund të vijmë sërish
29 Mars, 17:54
-
Takimi në Kretë/ Balla për Report TV: Nesër bëhen bashkë të gjithë shqiptarët pa asnjë dallim, të majtë apo të djathtë! Në Milano përmbyllim turin e diasporës
28 Mars, 14:30
-
Taulant Balla: Mjaft më radhëve në porte dhe aeroporte! Duhet të marrim pasaportën Europiane
26 Mars, 17:59
-
Ish-drejtori i IT-s së Policisë së Shtetit Ervin Muça u mor i pandehur, reagon Salianji: TIMS histori mafioze dhe manipulim
26 Mars, 12:04
-
Rrjedhja e TIMS/ Prokuroria merr të pandehur ish-drejtorin e IT në Policinë e Shtetit: Kopjoi të dhënat, futi në godinë persona të paautorizuar! Veprimet gjatë natës
26 Mars, 10:15
-
'Ta bëj fytyrën si këpuca', debati në 2008 për kazinotë mes Berishës dhe Ballës që përfundoi me kërcënimet e kryeministrit ndaj deputetit
24 Mars, 11:30
-
Diaspora/ Balla takohet me kryebashkiakun e Brent në Londër: Krenar për shqiptarët që punojnë në strukturat e kësaj bashkie
22 Mars, 16:19
-
Diaspora/ Balla në Londër me sipërmarrës shqiptarë: Bisedime me kryeministrin Starmer për emigracionin e ligjshëm, lehtësimin e vizave të punës dhe turistike
21 Mars, 15:38
-
Kosovë/ Ceremonia mortore e babait të ish-presidentit Thaçi, Balla, Ruçi dhe ambasadori Malaj bëjnë homazhe dhe vendosin lule (VIDEO)
18 Mars, 12:38
-
Balla nga Librazhdi: 17 vite më parë, korrupsioni i Sali Berishës vrau 26 shqiptarë dhe 4 më 21 Janar 2011 për të mbrojtur korrupsionin!
15 Mars, 19:15
-
Përçarja e PD pas listave, Salianji ‘ngushëllon’ nga burgu demokratët që përzuri Berisha: Djersa juaj nuk shkon dëm! Padrejtësitë janë baza për ringritje
13 Mars, 17:26
-
Balla ironizon PD në Kuvend: Opozita u shpartallua që ditën e parë pas listave, të njëjta me ato të 2013-ës! 1 milion shuplaka do merrni më 11 maj
13 Mars, 17:10