Datë 4 Qershor Taulant Balla, Muhamet Rrumbullaku, Ervin Muça thirren si dëshmitarë ne Komisionin Hetimor “TIMS”.
Për shkak të mospaisjes ende me çertifikata sigurie të deputetëve kryetari i komisionit Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS ka vendosur mbledhjen e komisionit diten e Martë datë 4 Qershor.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla do të dëshmojë në datë 4 qershor ora 12:00, ndërsa Drejtori i Përgjithsëm i policisë Muhamet Rrumbullaku do të dëshmojë në orën 15:00.

Mbledhja e radhës vjen pas tensioneve te forta mes deputetëve socialistë dhe kryetarit Salianji që shkoi deri në bojkotin e komisionit nga perfaqesuesit e PS.
Deri në datën 4, anëtarët e komisionit të PD-së dhe PS-së që nuk kishin certifikatë sigurie do të pajise me certifikatë të përkohshme me afat 30 ditor.
M.Q./Shqiptarja.comKomente

