‘Tinguj në Kryeministri’ nga liceistët! ‘Përralla të moçme shqiptare’, prezantim i botimit në italisht! Art në hapësira publike, diskutohet ‘Terminali për Tiranën’!

Rubrika “Ciceron”, ju njeh me disa nga aktivitetet që mund të ndiqni sot në Tiranë dhe disa qytete të vendit: 

1.     Pret vizitorët deri në 20 mars në galerinë "Zenit" në Tiranë ekspozita "Arti i riciklimit i sjellë në kukulla" nga artistja Shegushe Bebeti.

2.     Organizohet sot në orën 11.00 në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Tiranë një takim letrar mbi veprën e nobelistes franceze Annie Ernaux.

3.     Aleanca Franceze shfaq sot në orën 11.00 në Qendrën Multifunksionale "Qyteza e Fëmijëve" në Korçë një film për fëmijë.

4.     Artisti  Gianmario Strappatti, pedagog i instrumentit të Tubës në Konservatorin e Ravenës përpos seminareve 6 ditore për studentët, mban sot në orën 12.00 në sallën "Çesk Zadeja" të Universitetit të Arteve një koncert.

5.     Liceistët dhurojnë "Tinguj në COD në Kryeministri". Sot në orën 13.00 shënohet performanca e parë e një cikli takimesh ku do të interpretojnë talentet e reja në gjini të ndryshme.

6.     Shfaqet sot në orën 19.00 në Akademinë e FIlmit "Marubi" në Tiranë filmi  “Chien de la casse” me regji të Jean-Baptiste Durand.

7.     Prezantohet këtë mbrëmje në orën 18.30 në Institutin Italian të Kulturës botimi në italisht "Përralla të moçme shqiptare" i Mitrush Kutelit, me pjesëmarrjen e të birit Pandeli Paskos.

8.     Mbahet sot në orën 18.30 në qendrën multifunksionale "Destil Creative Hub" në Tiranë një diskutim mbi veprën e artit të "Tirana Art Lab",  "Terminali për Tiranën" të instaluar në hyrjen e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza".

9.     Nata e verës festohet këtë mbrëmje prej orës 18.00 në sheshin "Gensher" në Elbasan, me këngëtarët më në zë të momentit, trupa kërcimi, akrobaci dhe spektakël fishekzjarrësh.

A.D/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Nesër Pashkët Ortodokse, Kryepiskopi Anastas: Vëmendja në Ukrainë dhe Gaza! Uron Nikolla e Meta: Begati në familjet tuaja

Nesër Pashkët Ortodokse, Kryepiskopi Anastas: Vëmendja në Ukrainë dhe Gaza! Uron Nikolla e Meta: Begati në familjet tuaja