Tingujt e muzikës baroke 'mbërthejnë' qytetarët e Vlorës! Në skenë interpreton mezzosopranoja Tiziana Portoghese

Festivali ndërkombëtar i muzikës baroke është rikthyer përsëri në qytetin e Vlorës me edicionin e tij të tetë.

Ky festival i muzikës së vjetër është zhvilluar buzë detit në ambientet e Petroliferës, dhe iu dedikua kryesisht muzikës baroke italiane të viteve 1600-1700, jo vetëm në instrumentale por edhe në vokal.

Ky organizim i muzikës së vjetër VOX BAROQUE i kushtohet tërësisht repertorit barok duke kërkuar gjithmonë qasje të reja të kësaj muzike elitare. Drejtuesi i festivalit Jusuf Beshiri tha se hapja e dyerve të muzikës klasike pas një viti të vështirë i jep kënaqësi gjithë publikut.

Jemi shumë të gëzuar që më në fund dyert janë hapur dhe për muzikën, për ti dhënë edhe një kënaqësi publikut për të dëgjuar muzikën klasike, kemi promovuar shumë muzikën italiane, periudhën baroke të 1700 duke filluar një nga MonteVerdi, Carissimi, Vivaldi dhe sigurisht kemi prekur pak edhe muzikën baroke shumë të njohur siç është ajo e Haendel”, tha për mikrofonin e Report TV Jusuf Beshiri.

Pjesa më e madhe e festivalit që zgjati për rreth 90 minuta u shoqërua nga vokali i Mezzosopranes Tiziana Portoghese.

Tiziana vjen për herë të parë në Shqipëri, dhe shprehet se muzika barok është tepër intime dhe e veçantë por që është mirëpritur nga publiku.

“Është hera e parë që vij në Shqipëri dhe ishte një eksperiencë shumë e bukur. U ndjemë shumë mire, gjetëm një mikpritje të madhe. Jemi të lumtur që e sjellim këtë muzikën tonë këtu, që është një tip muzikë shumë intime, e rezervuar, idilike. Dhe ky publik i ri, një publik ndryshe, e mirëpriti me shumë entuziazëm”, u shpreh për Report TV Mezzosopranoja Tiziana Portoghese.

Një tjetër interpretues i grupit italian Fabio D’onofrio, thotë se morën energji dhe ngohtësi nga publiku prezent.

“Për çdo muzikant është thelbësore të marrë dhe të japë energji. Kështu që rifillimi ishte sikur rilindëm. Morëm energji nga bukuria e vendit, nga ngrohtësia e publikut, nga forca e detit. Te luash muzikë baroke në një skenë të tillë është e veçantë. Jemi të lumtur që e rinisëm në një festival me një mikpritje të një ngrohtësie të tillë të veçantë”, shprehet Fabio D’onofrio.

Tingujt e muzikës krijuan një atmosferë magjike nën perëndimin e diellit. Prezantimi i muzikës italiane barok në Shqipëri është një urë bashkimi mes shteteve shprehet Zëvendësambasadori italian në vendin tonë Alberto Petrangeli.

“Kjo ishte një event me të vërtetë magjik, special. Ndërkohë që dëgjon muzikë barok live është eksperiencë e bukur, sidomos në këtë vend te mrekullueshëm. Kështu që dua të falënderoj mjeshtrin Beqiri që është një urë bashkimi mes Italisë dhe Shqipërisë dhe po prezanton muzikë  barok në Shqipëri.  Po punojmë që të forcojmë prezencën në te gjithë Shqipërinë dhe në veçanti në jug”, u shpreh zëvendësambasadori italian Alberto Petrangeli.

Energjia dhe atmosfera që krijoi ku festival në Vlorë ishte i veçantë shprehet Ambasadori slloven në Shqipëri, i pranishëm në shfaqe.

“Kam këtu ka 2 vite, dhe në Vlorë është hera e tretë, Lungomarja është fantastike, qyteti është plot energji ushqimi është I mirë. Jam shumë I lumtur që dëgjova këtë muzikë barok, në slloveni pëlqehet shume”, tha Ambasadori slloven në Shqipëri Peter Japlej.

Tingujt e muzikës barok, tashmë të kthyera në një traditë çdo vit e më shumë po tërheqin interesin e artdashësve dhe jo vetëm. Ky festival i sjellë publikut një repertor të pasur të kompozitorëve të njohur që kanë shënjuar historinë e këtyre tingujve.

 

M.Q./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën