Tiranë, 13 të arrestuar në 24 orë për vepra të ndryshme 

Përmes njoftimit të policisë Tirane për daten 27 gusht, mësohet se gjatë 24 orëve janë arrestuar dhe ndaluar 13 persona per vepra te ndryshme penale, droge, mashtrim, vjedhje me dhune etj.‏

1.   Më datë 26.08.2014, u ndalua shtetasi në kërkim Redi Astrit Dizdari, vjeç 34, banues në Tiranë, person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me datë 30.07.2014, ka vendosur masën e sigurise “Arrest ne burg”, për veprën penale “Prodhim të lëndëve narkotike”. Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

2.   Më datë 26.08.2014, u ndalua shtetasi në kërkim Arben (Harben) Fadil Alla, vjeç 43, banues në Tiranë, person i shpallur në kërkim pasi, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ka caktuar ndaj tij masën e  sigurisë "Arrest në burg", si person nën hetim për veprën penale "Trafikim i narkotikeve". Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për veprime të mëtejshme.
 
Nga Seksioni për krimin ekonomik e financiar
1.   Më datë 26..08.2014, u ndalua shtetasi Eneo Dashamir Hasanaj, vjeç 19, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendim Nr.694, datë 03.06.2013, e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale të “Vjedhjes me anë të mashtrimit”. Ky shtetas është kapur rreth orës 18:00, në rrugën “Don Bosko”, pas një operacioni të zhvilluar nga Sektori i Forcës së Posaçme  të Operacioneve Speciale dhe Kërkimin në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë.
 
2.   Më datë 27.08.2014, u bë ekzekutimi i vendimit penal për shtetasen Enduina Fahri Çami, vjeç 18, nga Fieri, për të cilën Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me datë 28.06.2011, ka vendosur deklarimin fajtor për veprën penale të “Mashtrimit në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 143/2 i K.P, duke e dënuar me 3 vjet e 6 muaj burgim. Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
 
3.   Më datë 26.08.2014, filloi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasen M.L., vjeç 41, banuese në Tiranë, e dënuar më parë për veprën penale të “Mashtrimit”, pasi dyshohet se në muajin Janar 2011, ka mashtruar shtetasen M.M., duke i marrë 600.000 lekë, me pretendimin për ta punësuar në një institucion në bazë të njohjeve që kishte. Po ashtu kjo shtetase dyshohet të ketë mashtruar shtetasin F.H., duke i marrë një shumë prej 3.500 euro me premtimin se do i punësonte jashtë vendit këtë shtetas dhe vëllanë e tij. Materialet procedurale në ngarkim të saj i kanë kaluar për ndjekej të mëtejshme Prokurorisë për veprën penale parashikaur nga neni 143 i Kodit Penal.
 
4.   Më datë 26.08.2014, në sajë të masave mbi goditjen e ushtrimit të aktivitetit të palicensuar, në tregun informal të telefonave celular, në bashkëpunim me forcat Shqiponja është kapur duke tregetuar telefona celular shtetasi A.Xh., vjeç 22, banues në  Tiranë, të cilit ju bllokuan 5 telefona celular të përdorur, të markave të ndryshme. U bashkërendua puna me organet tatimore të cilët bënë dhe konfiskimin e telefonave celularë.

Nga Komisariati i Policisë Nr.1
1.   Më datë 26.08.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Azis L., vjeç 49, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes shtetases T.L., e vjeç 42 dhe ndaj vajzës së tij. Materialet i kanë kaluar për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë për veprën penale parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.
 
2.   Më datë 26 08.2014, shtetasi G.M., vjeç 62, banues në Tiranë, ka bërë kallëzim një natë më parë në mjetin e tij “Rulot Kampingu Mini –Buza”, gjatë natës, duke i hapur dritaren e sipërme të mjetit i kanë marrë dokumentat e mjetit, pashaportën dhe një sasi prej 20 000 lekë të vjetra që ka pasur në mjet. Nga puna hetimore e kryer rezulton se autor të dyshuar të kësaj ngjarje janë të miturit S.N., A.N. dhe A.R., vjeç 10, banues në Tiranë.  Materialet i kaluan Prokurorisë.
 
 
 
3.   Më datë 26.08.2014, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes shtetasin E.K., vjeç 36, banues në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshortja e tij shtetësia M.K. vjeç 29, banuese në Tiranë, me të cilën është në proces divorci, e shqetëson me anë të telefonit dhe tek banesa në mënyrë sistematike. Materialet procedurale iu kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr.9669, datë 18.12.2006.
 
4.   Më datë 26.08.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit Sh.U., vjeç 48, banues në Tiranë, pasi rreth orës 21:30, në adresën e mësipërme, duke thyer urdhërin e mbrojtjes ka rrahur bashkëshorten shtetasen E.U.(M.), vjeç 51. Materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë për veprat penale parashikuar nga nenet 130/a & 321, të Kodit Penal.

Nga Komisariati i Policisë Nr.2
1.   Më datë 26.08.2014, u bë kapja e personit në kërkim shtetasit Luan Ejup Dajci, vjeç 50, banues në Tiranë, i dënuar me parë për “Vjedhje”, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësosr Tiranë, me vendimin datë 30.06.2014, e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj, heqje lirie për veprën penale të “Vjedhjes”.
 
 
 
 Nga Komisariati i Policisë Nr.3
1.   Më datë 26.08.2014,  filloi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin B.L., vjeç  i 36, banues në Mamurras, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj shtetases E.L., vjeç 30, banuese në Mamurras, të cilës i’u plotësua urdhri i mbrojtjes së menjëhershme bazuar në Ligjin nr. 9669, datë 18.12.2006. Materialet i kanë kaluar për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë për veprën penale parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Nga Komisariati i Policisë Nr.5
1.      Më datë 26.08.2014, nga shërbimet e këtij komisariati janë gjetur e asgjesuar 193 bimë narkotike kanabis sativa. Në pyllin e fshatit Qinam, komuna Zall-Herr, Tiranë, u gjeten të kultivuara dhe u asgjesuan 100 bimë të dyshuar si bime narkotike Cannabis Sattiva. Ndërkohë në në një pjesë mali, fshatin Qinam, u gjetën të kultivuara dhe u asgjesuan 93 rrënjë të dyshuara si bimë narkotike të llojit Canabis Sativa. Nga strukturat e policisë u kryen veprimet procedurale dhe materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të “Kultivim i bimeve narkotike”, parashikuar nga neni 284, të Kodit Penal, ndërkohë vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve.

2.      Më datë 26.08.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit E.A., vjeç 19, nga Tirana, pasi dyshohet se më datë 09.06.2014, ka kryer marredhenie seksuale pa dëshirën e saj me një shtetase të mitur 14 vjeçare.
 
Nga Komisariati i Policisë Nr.6
1.   Nga strukturat e këtij komisariati është bërë arrestimi i shtetasit Trojan Hamid Llukaj, vjeç 20, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 25.07.2014, në rrugën “3 Dëshmoret”, në bashkëpunim me shtetasin M.I., kanë vjedhur me dhunë bilardon në pronësi të shtetasve: - E.C.  dhe Dh.Z.. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, më datë 25.07.2014, pasi nga hetimet e kryera rezultoi si autor i dyshuar i kësaj vjehdje me dhunë. Po ashtu këta dy shtetas dyshohen të jenë dhe autor të vjedhjes me dhunë të ndodhur me datë 20.03.2014, në furrën e bukës, në pronësi të shtetasit A.C.. Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale parashikuar nga nenet 139 dhe 25 të Kodit Penal.
 
2.   Më datë 26.08.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Behar Jaho Kovaci, vjeç 33, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 04:00, në rrugën “Konferenca Pezes” i ka vjedhur një sasi paketa cigare e çamçakëzë të llojeve të ndryshme shtetasit A.G.. Sendet e vjedhura u sekuestruan me cilësinë e provës materiale. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan për ndjekje të mëtejshme prokurorisë për veprën penale parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal.
 
3.   Më datë 26.08.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin P.P., 46, banues në Tiranë, pasi  është autor i dyshuar i vjedhjes së 30 gomave të llojeve të ndryshme tek një firmë në Prezë, ngjarje e ndodhur rreth orës 04:00 të datës 26.08.2014. Ndaj tij ka bërë kallëzim menaxheri i firmës. Materialet procedurale në ngarkim të tij i kanë kaluar për ndjekje të mëtejshme prokurorisë për veprën penale parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Nga Komisariati i Policisë Kavajë
1.   Më datë 26.08.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Zigur Selam Alimucaj, vjeç 41, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 06:10, në kryqezimin e fshatit Ballutaj Kavajë, me drejtim Tiranë – Vlorë, duke drejtuar mjetin  tip “Fiat Dukato Fugon”, me targë VL546A TX, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin M.K., vjeç 71, banues në Kavajë, i cili është dërguar dhe ndodhet në Spitalin e Traumave Tiranë. Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme për veprat penale parashikuar nga nenet 290/2 dhe 273 të Kodit Penal.
 
Nga Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
 
1.   Më datë 26.08.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Elton Xhelal Rama, vjeç 23, banues në Tiranë, pasi rreth orës 08:00, në rrugën “Abdyl Frasheri”, është kapur në flagrancë nga shëbimet e Shqiponja, me motorrin “Honda”, me targa TR 630 F, i papaisur me lejedrejtimi. Materialet procedurale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë për veprën penale parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.
 
 
 
2.   Më datë 26.08.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Roland Aristir Zhaka, vjeç 49, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 08:10, në rrugën “Teodor Keko”, duke drejtuar mjetin e tij të markës “Yamaha”, në drejtimin Shkolla teknologjike – Dogana ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B.M., vjeç 77, banues në Tiranë. Për pasojë shtetasi B.M. është dëmtuar dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë për veprat penale parashikuar nga nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.
 
 
 
3.   Më datë 26.08.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Arif Qamil Lica, vjeç 25, banues në Tiranë, pasi rreth orës 19:30, në rrugën “Ded Gjon Luli“, është konstatuar nga patrulla e policisë Shqiponja, duke drejtuar pa leje drejtimi përkatëse motorrin e markës “Dayang”, me targa TR 881 G, i cili u sekuestrua në cilsinë e provës materiale. Materialet procedurale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë për veprën penale parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.
 
 
 
4.   Më datë 27.08.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Eduart Sulejman Shehu, vjeç 23, banues në Tiranë, pasi rreth orës  00:40, në bulevardin “Zogu i Parë”, pranë stacionit të trenit, nga patrulla Shqiponja është konstatuar, duke drejtuar pa leje drejtimi përkatëse motorin tip “Lifan”, me targë TR 905 C, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë për veprën penale parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.
 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e 9 shkurtit/ Sot fillon votimin mërgata e Kosovës