TIRANË - Me një thikë kërcënonte dhe vidhte celularë. Dhe këtë e ka bërë një 15-vjeçar, T. M, lindur dhe banues në Has, Kukës. Siç njofton policia, kapja e tij u bë dy ditë më parë, datë 18, rreth orës 23.00 në Tiranë nga autopatrulla “Shqiponja” e Seksionit Kundër Vjedhjeve me Dhunë dhe Armë.
Dyshohet se ky shtetas nën kërcënimin e një thike i ka vjedhur celularin dy shtetasve. U kryen veprimet e para hetimore e proceduriale, materialet do t’i kalojne Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të “vjedhjes me dhunë”.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com