TIRANË – Dy persona kanë humbur jetën sot në mesditë si pasojë e një aksidenti të rëndë në kryeqytet. Dy automjete janë përplasur pranë pallatit të sportit “Asllan Rusi” duke shkaktuar fillimisht plagosjen e 4 personave. Pak minutave më vonë 2 prej tyre kanë humbur jetën në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Policia, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ka faktuar se dy automjetet janë: tip Opel me targa AA 237 BI dhe benz TR 6434 I, përplasja e të cilave ka shkatuar 4 të lënduarit, e më pas 2 viktimat.
Policia ka zbardhur identitetin e disa prej personave të përfshirë në aksident.Kështu, sipas burimeve policore, njëri prej viktimave është 48 vjeçari Arben Hoxha,i cili ka qenë edhe drejtuesi i automjetit tip Opel. Ndërsa rezulton i plagosur Reshit Sinokoli.
Aktidenti ka ndodhur në një zonë me shumë lëvizje në Tiranë. Sipas gazetares së Shqiptarja.com në vendin e ngjarjes ka qenë automjeti tip Opel, i cili ka kaluar trafik ndarësen në aksin që e lidh me Zogun e Zi dhe kësisoj i ka dalë përpara automjetit tip benz.
Si pasojë e përplasjes të dyja makinat u shkatërruan plotësisht dhe morën flakë. Për të nxjerrë trupat e të vdekurve është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve të kryeqytetit për shkak të përplasjes së fortë.