Tiranë, 24 fëmijë mësim nga spitali
Ekonomi:T’u mundësojmë normalitetin

Tiranë, 24 fëmijë mësim nga spitali<br />Ekonomi:T’u mundësojmë normalitetin
Fëmijët e pavijonit të Onko-Hematologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, përmes teknologjisë, do të mund të ndjekim mësimet në ambjentet e spitalit. 

Telekom Albania dhuroi 20 tableta për fëmijët e shtruar në këtë pavijon. Këto pajisje teknologjike do t’u shërbejnë fëmijëve të ndjekin programet mësimore nga ambjentet e spitalit. Ato kanë të instaluar një program, i cili përmban njohuritë shkollore themelore të shkollës 9-vjeçare për grupmoshat 5-16 vjeç.

Në programin e instaluar në këto tableta, mësimet janë të ndara sipas klasave, lëndëve dhe temave duke marrë për model sistemin arsimor të Republikës së Shqipërisë. Lëndët shpjegohen në shqip nëpërmjet regjistrimeve me zë dhe figurë nga mësues dhe shoqërohen të sinkronizuara me video shkencore, filma, imazhe, dokumente, harta specifike, duke shtjelluar, thelluar dhe përditësuar të gjitha temat mësimore të renditura sipas programit arsimor. 

“Sot është dita e parë e shkollës për femijet e ciklit 9-vjeçar dhe gjithsecili prej këtyre femijëve do të donte të ishte me bashkëmoshataret e tyre në bankat e shkollës, por për fat të keq, sëmundja e rende nuk e ben te mundur këtë. 

Kjo e sotmja është një mundësi, që në kete dite te veçante, te mund t'jua afrojme shkollen ketyre femijeve, permes mesimit ne distance, falë tabletave me programe mësimore, bazuar në modelin e sistemit arsimor në Shqipëri.

Përpos angazhimit tonë maksimal për t’I ofruar mundësi kurimi sa më të plotë fëmijëve të këtij pavijoni, është e rëndësishme që ata të kenë kushte dhe ambjent sa më pranë  atij të dëshiruarit. Është e rëndësishme që këta fëmijë të mos ndjejnë distancat dhe shkëputjen e madhe nga shkolla, por t’ju mundësojmë vazhdimësinë dhe normalitetin..

Ministria e Shendetesise mbeshtet nismat e biznesit ne ndihmë të mirëqenies dhe shendetit te femijeve, duke çmuar qasjen solidare dhe marrjen e pergjegjesise sociale, te konkretizuar ne nisma si kjo e sotmja. 

Ndaj, gjej rastin të vlerësoj dhe falenderoj Telekom Albania, për këtë iniciativë shumë të çmuar për këta fëmijë"- u shpreh, znj. Milva Ekonomi, zv/ministre e Shwndetësisë.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve