TIRANE- Përsërit edhe këtë vit fenomeni i largimi të viktimave nga Qendra Kombëtare e Trafikimit në Linzë. Burime policore konfirmuan për A1Report në orët e vona të së premtes se 3 vajza janë larguar nga Qendra pasi kanë marrë leje për të dalë për disa orë.

Pas përfundimit të orarit zyrtar të lejes së dhënë ato nuk janë kthyer më në godinën e posacme të ndërtuar vite më parë në Linzë.

 Identiteti i tyre nuk bëhet i ditur, por burime policore nga komisariati numër 4 thanë se kanë nisur hetimin për 3 rastet që i përkasin moshës 16 – 28 vjec. Ky nuk është rasti i parë kur vajzat largohen nga Qendra, ndërsa në vitin 2011 të njëjtën gjë kanë bërë edhe 5 vajza të tjera për të cilat nuk dihet më asgjë. Dyshohet që ato nuk kanë asnjë komunikim as me familje.
(aq/sg/shqiptarja.com)