TIRANE- Tre vatra zjarri janë regjistruar pak para mesditës së sotme në Tiranë. Drejtori i zjarrfikësve në Tiranë, Haki Hoxha deklaron se tre vatrat e zjarrit raportohen në Kashar, pranë Kafes së Rremës dhe në Lundër.

Sipas zotit Hoxha problematikë është situata në Lundër, ku zjarri ka rënë në një kodër, por rrezikon t’i afrohet depove të rezervave të shtetit. Tre zjarrfikëse janë dërguar në Lundër për të izoluar flakët, ndërkohë që nga një zjarrfikëse është dërguar pranë Kafes së Rremë dhe Kashar.

(sg/shqiptarja.com)