Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 39-vjeçare të sëmurë mendore. 

Burime nga policia bëjnë të ditur se Rezar Bineri u arrestua pas denoncimit të motrës së 39-vjeçares, e cila pretendon se 55-vjeçari ka abuzuar disa herë me të sëmurën. 

Ai ka hyrë fillimisht në shtëpinë e gruas, për të kryer disa punime elektrike, ndërsa dyshohet se i ka bërë një kopje çelësit të derës dhe është futur lehtësisht në banesë, duke abuzuar me gruan.

E motra deklaroi në polici se ka dyshime se 39-vjeçarja mund të ketë mbetur edhe shtatzënë. Burime nga Policia bëjnë me dije se 55-vjecari ka abuzuar disa herë seksualisht me 39-vjecaren, ndërkohë që është arrestuar ditën e djeshme.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com