Tiranë - Shënohet një aksident në orët e para të mëngjesit në kryeqytet. Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm, kur motori me të cilin ishte duke udhëtuar është përplasur nga një makinë. Identiteti i të aksidentuarit nuk është bërë ende i ditur.

Ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Durrësit ku një automjet me targa të huaja ka përplasur një motor. Pas aksidentit automjeti është larguar nga vendngjarja ndërsa i plagosuri është dërguar në spitalin Ushtarak ku po merr edhe ndihmën mjekësore.

Policia ka ngritur postblloqe në rrugët hyrëse dhe dalëse të kryeqytetit për të kapur autorin e aksidentit. Ndërkohë polica ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.