TIRANE - Një aksident automobilistik ka ndodhur në kryeqytet, një automjet i vogël ka humbur kontrollin dhe më pas është përplasur me makinën e pastrimit të rrugëve.

Rreth orës 00:00 të së enjtes 13.06.2013 një automjet i vogël ka humbur kontrollin dhe është përplasur me makinën e pastrimit të rrugëve, aksidenti ka ndodhur tek rruga “Bardhyl” në Tiranë.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i automjetit të vogël i cili është transportuar menjëherë në Spitalin Ushtarak.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)