Tiranë –  Një 30 vjeçar me iniciale A. P, banues në Durrës, u aksidentua ndërsa ishte në orarin e punës. Për fat të keq ai nuk arriti t’i shpëtonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital.  Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja është shkaktuar nga rrëshqitja e xhamave prej paletës.

“Ditën e djeshme, në ambientet e një firme private, në fshatin Bërxullë të rrethit Tiranë u aksidentua për vdekje shtetasi me inicialet A. P., 30 vjeç, banues në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në kohën kur personi në fjalë po shkarkonte një paletë me xhama. I aksidentuari u nis menjëherë për në spital, por nuk arriti të mbijetonte pasi ndërroji jetë gjatë rrugës për atje. Nga hetimet e kryera rezultoi se vdekja erdhi si pasojë e rrëshqitjes së xhamave nga paleta. Ndërkohë qe materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale”, raporton Policia e Tiranës.

Redaksia Online
A.S/ Shqiptarja.com