​Një 50 vjeçar me inicialet E.B ka humbur jetën këtë të shtunë rreth orës 21.10 si pasojë e një aksidenti rrugorë. 

Sipas policisë së Tiranës, aksidenti ka ndodhur tek rruga “Konferenca e Pezës”, ku 42 vjeçari Kudret Hidri, i cili është shoqëruar në polici, ka aksidentuar me mjetin tip “Mitsubishi” për vdekje 50 vjeçarin.

Sakaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)