Tiranë, aksioni kundër automjeteve
të vjedhura, bllokohen 20 mjete

20 automjete janë bllokuar sot nga policia e Tiranës në kuadër të aksionit të forcave të rendit për bllokimin e automjeteve të vjedhura, si dhe janë shoqëruar drejtuesit e tyre.
 Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se 17 automjete janë lënë të lira menjëherë pas verifikimit në sistemin ASF2, pasi kanë rezultuar negative në këtë sistem, pra të rregullta.

Ndërkohë, 3 automjete luksozë, "Audi, Q7", "BMW Seria 5" dhe një "Land Rover, Range Rover Sport", aktualisht ndodhen në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për verifikime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë
Më datë 12.04.2016, Forcat e Posaçme Operacionale dhe Kërkimit, në bazë të planit të masave të hartuara nga Drejtoria e Policisë Vendore Tiranë, për "Identifikimin, Bllokimin, Sekuestrimin e automjetevetë Vjedhura, e të Trafikuara në vendin tonë", në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, janë shoqëruar sëbashku me drejtuesit e mjeteve disa automjete për verifikim nga Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme, për rregullsinë e tyre.

Kanë shoqëruar 20 automjete të modeleve të ndryshme, nga të cilat

-  17 automjete janë lënë të lira menjëherë pas verifikimit në sistemin ASF2, pasi kanë rezultuar negative në këtë sistem.
- 3 automjete të markave "Audi, Q7", "BMW, Seria 5" dhe një "Land Rover, Range Rover Sport", aktualisht ndodhen në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për verifikime të mëtejshme.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.