Efektivat e policisë “Shqiponja” në Tiranë, arrestojnë në flagrancë një grup hajdutësh të dyqaneve celularë. Të arrestuarit janë: Admir Hasanaj dhe Franko Përlekaj nga Laçi dhe Fushë-Kruja.
 
Aksioni është finalizuar në orët e para të mëngjesit në rrugën e “Durrësit” pranë ministrisë së Arsimit. Policia ka pikasur autorët në momentin e vjedhjes, duke bërë edhe arrestimin në flagrancë të dy autorëve.
 
Hasanaj dhe Përlekaj e hartonin planin e tyre të vjedhjes në vendin e origjinës dhe më pas e zbatonin në kryeqytet.