Tiranë, arrestohen
grabitësit e çantave

TIRANE – Dy persona janë arrestuar në flagrancë mesditën e djeshme nga policia e Tiranës në tentativë për të vjedhur çantën e një shtetaseje.

Sipas njoftimin të policisë, bëhet fjalë për shtetasit Dritan Kuka 36 vjeç banues në Burrel dhe Orion Rexhepi, 25 vjeç banues në Tiranë, të dy të dënuar edhe më parë.
36 vjeçari Kuka është dënuar më parë për vjedhje, ndërsa Rexhepi për trafikim të lëndëve narkotike.

Arrestimi i tyre u krye pasi në orën 09.30, janë kapur në flagrancë në Rrugën Bardhyl, ku në bashkëpunim me njëri–tjetrin kanë tentuar të vjedhin çantën e një shtetaseje.

Sipas policisë, këto shtetas dyshohet të jenë edhe autorë të përfshirë në disa vjedhje të tjera me ketë tendencë, ndërkohë që hetimet ndaj tyre po vazhdojnë.

(gm/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 5 Shkurt, 10:32

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Gjunjëzimi i PD para 'Kandidatit për Kryeministër'

Mero Baze: Gjunjëzimi i PD para 'Kandidatit për Kryeministër'