TIRANË- Një punonjës i policisë rrugore është goditur me mjete të forta mbrëmjen e së shtunës ndërsa ishte në detyrë.
Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate rreth orës 00.10 në kryqëzimin e "Librit Universitar", ku polici i ka kërkuar një mjeti tip “Mercedes Benz” që të ndryshonte sensin e lëvizjes në rrugën “Ibrahim Rugova”.
Sipas policisë, në momentin që efektivi me iniciale E.Gj, ka ndaluar automjetin i cili drejtohej nga 22 vjeçari Aristotel Goga, dhe ka nisur të plotësojë gjobën për shkeljen, ky i fundit e ka goditur atë me mjete të forta në fytyrë duke i shkaktuar plagë të shumta.
Menjëherë pranë tij, kanë mbërritur patrulla të tjera të policisë he kanë arrestuar të riun, banues në Tiranë.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com