TIRANE- Uniformat blu të komisariatit numër 2 në kryeqytet, arrestuan në flagrancë shtetasin Ivi Mata, 26 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
26-vjeçari ka dhunuar fizikisht të atin, pasi ka shkaktuar edhe dëme materiale në shtëpi. Babai i Ivi Matës, është dërguar në QSUT, për të marrë ndihmën e parë mjekësore, nga ku ka bërë edhe denoncimin për të birin.
Sipas të atit, Ivi Mata është përdorues i lëndëve narkotike, dhe tashmë do të përballet me 2 akuza për veprën penale të “dhunës në familje” dhe “shkatërrimit të pronës private”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com