Tiranë - Policia e kryeqytetit ka arritur të shkatërrojë një bandë të mirëorganizuar grabitësish, ndërsa në cilësinë e provave materiale 4 shtetasve të arrestuar u janë sekuestruar një sasi të sendeve të vjedhura, një automjet dhe të holla të konsiderueshme.
Operacioni është finalizuar mesditën e djeshme në afërsi të komisariatit numër dy, ndërsa personat e prangosur janë Behar Rexha, Ndricim Rexha, Erlind Avdia dhe Egzon Beraj.
Të katër këta shtetas kanë organizuar bandën e tyre të lidhur dhe nga origjina e tyre si dhe nga njohjet e mëparshme, pasi të arrestuarit vinin nga qyteti i Tropojës dhe banonin prej disa kohësh në Tiranë.
Të rinjtë akuzohen për 14 vjedhje të kryera në Bar Kafe dhe dyqane shërbimesh. Në Tiranë, rreth orës 2:30 të mëngjesit të datës 30 qershor ata kanë qenë duke kryer vjedhjen e rradhës në rrugën Robert Zhvarc në lokalin e shtetasit me iniciale E.M, kur janë arrestuar.
Nga shërbimet e hetimit të Krimeve të Hapura vazhdon puna për dokumentimin e plotë të këtyre vjedhjeve, si dhe ngjarjeve të tjera të cilat dyshohet se janë përfshirë.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com