TIRANE- Një 24 vjeçar me profesion jurist, është ndaluar sot nga policia e Tiranës pasi dyshohet se u shpërndante kokainë dhe heroinë studentëve të fakultetit të Historisë dhe Filologjisë.
Seksioni Kundër Narkotikëve kishte dy muaj që ishte vënë në ndjekje të Krisald Sotiraq Kundraxhiut, si person i dyshuar për shpërndarje dhe tregëtim të lëndës narkotike kokainë dhe heroinë, por vetëm sot është bërë i mundur arrestimi i tij në flagrancë.
Ai është ndaluar në ambientet e lokalit të tij lloto-Bet, që ishte pas Fakultetit të Gjuhëve të Huaja Tiranë. Në momentin e ndalimit i janë gjetur dhe sekuestruar 60 gramë kokainë dhe 65 gramë heroinë. Në procedim është dhe Ened Miharrem Murati, 32 vjec, banues në Tiranë.
Në cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar sasia prej: 60 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë, 65 grame lëndë e dyshuar heroinë, 6 (gjashte) doza te pergatitura për shitje me peshë 1.8 grame lëndë narkotike e dyshuar heroinë, 40 (dyzet) fisheke luftarake model 56, 1 (nje) peshore me mbishkrimin Model M-600 e cila ka shërbyer për peshimin dhe ndarjen e lëndës narkotike në doza, 1 (nje) motor i markes Kavasaki me targe OPN 559, i cili shërbente për shpërndarjen e lëndëve narkotike në zona të ndryshme të Tiranës, 3 (tre) telefona celualre te markave te ndryshme, 60.000 leke te reja, 35 Dollare Amerikan dhe 25 Euro te cilat mendohen se jane perfituar nga shitja e lendes Narkotike.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com