Tiranë, bashkia dhurata
Për fëmijët në nevojë

Tiranë, bashkia dhurata<br />Për fëmijët në nevojë
TIRANË - Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës Jorida Tabaku ka shpërndarë pako ushqimore për gratë kryefamiljare, për familje rome, egjiptiane si dhe për familjeve të tjera në nevojë. Znj Tabaku, duke ju uruar atyre një vit më të mirë se ky që kanë pasur, i garantoi se Bashkia e Tiranës do të jetë gjithnjë pranë personave në nevojë dhe do të bëjë gjithëçka për të përmirësuar jetën e tyre. Politikat sociale zënë një vend të veçantë në prioritetet e Bashkisë së Tiranës dhe janë reflektuar edhe në buxhetin e vitit 2012. Bashkia, sipas Tabaku, në politikat e saj të punësimit do t’i trajtojë me prioritet shtresat në nevojë. Sikundër qendrat sociale, të parashikuar për t’u ngritur nga Bashkia e Tiranës do të jenë një mundësi më shumë për personat në nevojë. Ndërkohë Policia Bashkiake ka shpërndarë dhurata për fëmijët e fshatit SOS dhe ata të qendrës TEN. Kreu i Policisë Bashkiake Florenc Hoxha uroi këta fëmijë për festat e fundvitit ndërsa garatoi qytetarët e Tiranës se Policia Bashkiake do të jetë 24 orë në shërbim të tyre.
(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Lezhë-Milot, 2 mjetet përfundojnë në parcelë! 3 të plagosur, 1 në gjendje të rëndë

Aksident në aksin Lezhë-Milot, 2 mjetet përfundojnë në parcelë! 3 të plagosur, 1 në gjendje të rëndë