TIRANË - Për më shumë se 30 minuta, (ora 10:00- 10:40) shoqata "Çamëria" zhvilloi një proteste para Piramidës, pak metra larg Presidencës, ku presidenti grek Papulias u prit me një ceremoni zyrtare nga presidenti Nishani.
Ata i kërkojnë presidentit Papulias të ndërmarrë inisiativën e heqjes së ligjit të luftës, dhe të mbajë fjalën për hapjen e negociatave për zgjidhjen e çështjes çame. Ata i kujtuan Papuliasit deklaratën e tij të bërë në 1993 kur ishte shprehur se çështja çame do të zgjidhet pas 20 vitesh.
“Ne i themi sot se 20 vite kaluan ndaj Papulias duhe të mbajë fjalën dhe të japë kontributin për zgjidhjen e çështjes çame. Të ndërmarrë inisiativën e heqjes së ligjit të luftës që mban peng ligjin e pronave. Çështja çame do të kontribuonte mes marrëdhënieve të dy vendeve. Nuk mund të ketë miqësi mes dy vvendeve nëse mbetet e pazgjidhur kjo çëshje. Politika greke të ndërmarra hapa për zgjidhjen e saj. Ne nuk bëjmë kompromise për çështjen tonë, është cështje historike politike dhe kërkohet vullnet politik. Nuk ka sesi Greqia t’i shmanget këtij vullneti. Inkurajojmë institucionet e shtetit shqiptar që në emër të parimit të reciprocitetit të bëjnë detyrën Kushtetuese për zgjidhjen e çështjes çame. Koha është tani e nuk pret. Jemi më të vendosur për zgjidhjen e çështjes came. Provat i kemi dhënë. Rezoluta është një hap për insitucionalizimin e kësaj çështjeje” ”- tha Ardian Tana, kreu i shoqatës Çamëria
IDRIZI: GREQIA SPOSTOI PROTESTEN, PAPULIAS TE MOS KETE FRIKE NGA NE
”Sot erdhëm në një shesh tjetër sepse pala greke kishte frikë prej nesh por etnia e kombi nuk mohohen. Protesta jonë nuk ishte kundër Papulias por kundër politikës greke që ai e ka përfaqësuar në mënyra më të buta. Çështja çame do të jetë gjithmonë e gjallë. Është protestë për drejtësi. Pala greke që ka kërkuar largimin e protestës nga Presidenca bën sot si struci duke fshehur kokën në rërë e bën sikur nuk e sheh forcimin tone. Por ne jemi në çdo shesh. Presidenti është bashkëkombasi ynë çamë ortodoksë dhe vetëm ai nuk duhej të tregonte frikë ndaj nesh por kompeksi makbethian e bëri kështu. Ai është dëshimtar i genocidit grek. Ai e di mirë se ne nuk kemi bashkëpunuar me luftuesit pasi ka luftuar krah për krah me "Çamëria”
Protestuesit i kujtuan fjalët e Papulias më 1993 se çështja came i ka ende plagët e hapura dhe se duhet diskutuar pas 20 vitesh.
“Papulias në 1993 ke premtuar se çështjen çame ta trajtojmë pas 20 vitesh. Kanë kaluar 20 vjet dhe plagët janë tonat ne nuk i harrojmë”- i tha Idrizi duke shtuar “Ju duhet të keni frikë nga neonazistët e Agimit të Artë, jo nga ne”.
IDRIZI, PAPULIASIT : LUAJ ROLIN E PAJTUESIT
“Të takon dhe për moshën që ke. Luaj rolin e pajtuesit mes dy kombeve për shkak të gjakut tënd, bëj një vepër drejtësie për moshën që ke e historinë personale. Mos u bëj bartës i kërkesave anakronike, për detin, kufijtë tokësore dhe gjoja të drejtën e minoritetit grek. Si mund ta pranosh këtë detyrë në këtë moshë Papulias kur bashkëmoshatarët e tu që nuk hoqën dorë nga Çamëria sot dergjen pa varre. Nuk ka për ta as monumente as varre as kujtesë kolevitive të shtetit grek. Keni rastin historik të bëni shërbimin mes dy kombeve. Nga zgjidhja e çështjes came përfitojnë të dy shtetit. Njeriu në moshën tuaj afrohet me Zotin iu kthehet së vërtetës dhe nuk shmanget. Kujto dhe ktheu të vërtetës, a e meritojnë fatin bashkëkombastit e tu çamë krimin që i bëri Zerva. Populli sot të ka ftuar si mik dhe duhet të mbani vendin e mikut. Shqiptari është dalluar për mikëpritjen por nuk mund të pranojmë dot një mik që na tregon se ku duhet të rrimë në vendin tonë. Për ne që nga Arta deri në Nish është Shqipëri. Nuk e dimë nese do të na vish prapë në Shqipëri, por mendo për gjyqin e historisë, gjykimin e zotit, mos ki frikë nga ne, nga ne nuk të gjejmë gjë por do të lutemi para Zotit që tju mishërojë. Sepse ne jemi gjallë e do të jemi brez pas brezi për të kërkuar të drejtat europiane. Mos u bëni i padrejtë. Mos i ktheni shpinën Zotit e së vërtetës. "- tha Idrizi.
IDRIZI: MOS SHKELNI DINJITETIN
Idrizi i bëri thirrje dhe krerëve të lartë të shtetit shqiptar
“I bëj thirrje për Presidentin, kryeministrin kryetarin e parlamentit dhe liderin e opozitës. Ne ndoshta nuk i japim dot shqiptarëve, më shumë punë, jetesë më të mirë, por mos harroni e keni për detyrim t’i jipni dinjitet dhe dinjitetin mos jua shkelni”
ORA 09: 45 PROTESTUESIT NGENE PANKARTAT
Çamët bëhen gati për protestën që pritet të nisë në orën 10:00. Protesta e cila organizohet nga shoqata Çamëria do të zhvillohet tek Piramida dhe tashmë organizatorët kanë vendosur pankartat ku shkruhet ndër të tjera "Hiqni ligjin e luftës".
POLICIA URDHEROI DJE ZHVENDOSJEN E PROTESTES
Protesta ishte parashikuar para Presidencës dhe Pallatit të Kongreseve, ku do të zhvillohet dhe pritja zyrtare e Papulias, por nga policia dje u mësua se leja është dhënë përpara Piramidës, po në të njëjtën orë. "Ndryshimi i vendit të protestës u bë për arsye sigurie", thuhej në njoftimin e djeshëm të policisë
Presidenti grek Papulias mbërriti dje në Tiranë në orën 15:30. Presidenti Papulias zhvilloi dje në mbrëmje një takim me kreun e PBDNJ, Vangjel Dule. Më parë, Papulias mori pjesë në një meshë në Kishën Ortodokse.
ORA 11:40 (3 nentor 2013) - "ÇAMËRIA", TANA: ÇËSHTJA ÇAME NUK PRET MË ZGJIDHJE
Gjatë një konference për shtyp, kreu i shoqatës Çamëria, Ardian Tana, tha se “vizita dyditore e Presidentit grek Karolos Papulias në Shqipëri, është rasti më i mirë që shoqata Çamëria t’i bëjë të ditura institucioneve greke në nivelin më të lartë, se problemi çam ekziston dhe se koha nuk pret më për zgjidhjen e tij”.
Sipas Tanës, “afro 20 vjet më parë, në vitin 1994, në cilësinë e ministrit të Jashtëm, zoti Karolos Papulias i kishte thënë homologut të vet zotit Alfred Serreqi, se çështja çame nuk mund të zgjidhej atëherë kur plagët ishin ende të hapura dhe se do duhej të kalonin 20 vjet, që ajo të përballohej qetësisht”.
“Duke respektuar rekomandimin e tij, ne besojmë se zoti Papulias nuk do të tërhiqet nga ajo çfarë ka thënë 20 vjet më parë. Për disa arsye: Ne e dimë se Presidenti grek është njeri i Rezistencës antifashiste, diçka që i bën atij vend nderi në historinë e sotme të Greqisë dhe në atë të rajonit. Si i tillë ai duhet të kujtojë përpjekjet e përbashkëta të shqiptarëve çamë dhe grekëve në levizjen antifashiste: EAM dhe ELLAS, të ligjëruara dhe nëpërmjet Marrëveshjesh bashkëpunimi si Marrëveshja e 10 gushtit në Konispol”, tha Tana.
Sipas kreu të shoqatës Çamëria, “janë mbi 500 bij e bija të Çamwrisw tw rreshtuar nw radhwt e lwvizjes antifashiste greke, Lëvizje ku militoi dhe Presidenti Papulias, dhe ai s’duhet të mohojë bashkëluftëtarët e vet për të justifikuar genocidin mbi Ccamërinë, siç ka bërë Agimi i Artë dhe ndonjë forcë tjetër politike greke”.
“Janë 5000 të vrarë, të dhunuar, të përdhunuar nga bandat e Zervas, mbi 35 mijë të dëbuar, mijëra shtëpi dhe prona të shkatërruara dhe grabitura, që s’mund të justifikohen me manipulime të historisë. Ne i kërkojmë Presidentit grek të rreshtohet me atë pjesë përparimtare të qarqeve akademike, të shoqërisë civile greke që e pranon fajin e vendit të vet ndaj komunitetit çam dhe kërkon pagimin e këtij borxhi që gjendet në sirtarët e historisë. Në emër të Traktatit të Miqësisë midis dy vendeve, Greqia duhet të abrogojë të gjithë ato ligje që bien ndesh me të, në veçanti Ligjin e luftës”, tha Tana.
“Ne i kërkojmë Greqisë që në emër të miqësisë së qëndrueshme me kombin shqiptar të zgjidhë përfundimisht këto probleme. Falë PDIU-së dhe perfaqesimit tone politik ne kemi arritur që këto kërkesa t’i shndërrojmë në qasje të detyrueshme të shtetit shqiptar ndaj Greqisë, nëpërmjet Rezolutës për çështjen çame të legalizuar kohët e fundit”, thuhet në daklaratën e bërë publike nga shoqata Çamëria.
Duke vleresuar qëndrimet e fundit të qeverisë shqiptare përmes ministrit tonë të Jashtëm, dhe institucioneve të tjera shtetërore ne besojmë se politika shqiptare duke kërkuar respektimin e parimit të reciprocitetit, do të përmbushe detyrimet e saj kushtetuese dhe kombëtare për çuarjen përpara të çështjes çame”, tha gjatë konferencës për median, kreu i shoqatës Çamëria, Ardian Tana.
Redaksia online
(ac/mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com