TIRANE - Gjykata e Tiranës dënon me 6 vjet e 8 muaj burgim biznesmeni i ndërtimit Artan Sherifi, për akuzën e “Mashtrimit” me pasoja të rënda. Dënimi i Sherifit është bërë në mungesë pasi biznesmeni i kompanisë ndërtimore “2-AL” dhe “Grand Motors Group” është shpallur në kërkim nga prokuroria e Tiranës, pasi ka mashtruar plot 24 persona, duke i shitur nga disa herë apartamentet apo vendosur kolateral në banka.
 
Ka qenë prokurori Sajmir Hysa, ai që ka zbuluar mashtrimet e shumta të biznesmenit Sherifi, i sipas një akti ekspertimi nëpërmjet mashtrimeve ka arritur të marrë në total 1.372.595 euro, 66.104 USD dhe 9.540.000 lekë.
 
Vetëm në një rast Sherifi ka lidhur dy kontrata për shitjen e një dyqani dhe lokal me vlerë 528.000 Euro.
 
Gazeta “Shqiptarja.com” mëson se gjatë hetimeve për biznesmenin Sherifi janë pyetur dhjetëra persona, mes të cilëve ka qenë dhe aktori i njohur Artan Imami. Ky i fundit kishte marrë një kredi pranë një banke të nivelit të dytë dhe se dorëzanës ka dalë kompania “2-AL” me administrator Artan Sherifin.
 
Aktori Imami, sipas prokurorisë dyshohej se ishte viktimë e mashtrimeve të biznesmenit Artan Sherifi. 

Redaksia Online
Shqiptarja.com