Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë të martë në autostradën Tiranë-Durrës. Një automjet tip "Opel", me drejtues shtetasin A. D. , banues në Berat, ka aksidentuar shtetasin këmbësor. A.S. rreth 55 vjeç. Ky i fundit ka tentuar të kalojë autostradën kur është aksidentuar nga automjeti.
/Shqiptarja.com
Më datë 19.12.2017, rreth orës 12:15, në autostradën Tiranë-Durrës, tek Mbikalimi i Shenavlashit një mjet tip Opel, me drejtues shtetasin A. D. , banues në Berat, ka aksidentuar shtetasin këmbësor. A.S. rreth 55 vjeç. Fatkeqësisht shtetasi A.S. ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe po pyetet me qëllim sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com








