TIRANE-Dy shtetas janë arrestuar në Tiranë nën akuzën e vrasjes me dashje në dy ngjarje të ndryshme. Policia e Tiranës ka arrestuar 31 vjecarin Armando Kapaj, banues në Tiranë pasi dje në rrugën “Abdyl Frashëri” në ambjentet e një lokali ka tentuar të vrasë me dashje duke qëlluar me gotë në pjesën e qafës 40 vjecarin Ilir Qehajaj banues në Tiranë. I plagosuri është dërguar në QSUT ku ndodhet në gjendje kritike për jetën. Policia nuk bën te ditura motivet e sherrit.
Në nje tjetër ngjarje nje 22 vjecar në Valias ka goditur me thikë shtetasin Sajmir Neci 22 vjec edhe ky në gjendje kritike për jetën. Policia ka arrestuar menjëherë pas ngjarjes autorin Bashkim Vata. (ns/shqiptarja.com)