TIRANE- Një 27 vjeçar i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje është ekstraduar dje nga Greqia. Ndaj Ervis Ylli Meçajt ishte dhënë masa e arrestit burg nga gjykata Rrethit Gjyqësor Fier. Vendimi nr. 64 mban datën 28.01.2011 dhe 27 vjeçari nga Fieri akuzohet për vrasje me dashje të mbetur në tentativë“ dhe “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake“ parashikuar nga nenet 76, 22 dhe 278/2, të Kodit Penal.
Ervis Meçaj akuzohet pasi në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, më datë 13.12.2010, në Fier, ka tentuar të vrasë shtetasin Sajmir Y. Meçaj ishte arrestuar në Athinë më 28 gusht 2011 dhe dje është bërë ekstradimi I tij drejt aeroportit të Nënë Tereza.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com