ELBASAN - Ministri i Transporteve dhe Telekomunikacionit, Edmond Haxhinasto ishte për një inspektim të ecurisë së rrugës Tiranë-Elbasan nga ku përsëriti faktin se qeveria është e vendosur që t’iu shlyejë kompanive borxhin për investimet që ato kanë realizuar në rrugë, ashtu sikundër do të të marrë masa specifike për të përmirësuar segmentet rrugore.
Gjatë inspektimit të punimeve, Haxhinasto tha se “kjo rrugë është një kontratë e cila ka nevojë për një ritëm të ri për të përfunduar punimet dhe ç’është më e rëndësishmja, punimet do të përfundojnë në të gjithë elementet që ka projekti i kësaj vepre të rëndësishme”. Lidhur me standardet e kësaj rruge, ai theksoi se elementët kryesorë janë standardet inxhinierike, ato të sinjalistikës, standardet e sigurisë në rrugë, qe jane shumë të rëndësishëm për banorët në të dy anët e kësaj rruge”.
“Për sa i përket rrugëve që ende nuk kanë përfunduar si dhe shlyerjes se kontraktorëve, ministri tha se “borxhet do të shlyhen pasi ky është një angazhim i qeverisë së re, por më parë do të bëjmë verifikimin në terren, përqindjeve që janë realizuar nga kompanitë kontraktuale dhe sigurisht menjëherë do të vijojmë pagesën e detyrimit që kemi ndaj kompanive”, përfundoi ministri Edmond Haxhinasto.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com