Tiranë-Elbasan, ja 9 shkeljet
që çuan në pranga zyrtarët

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë kallëzoi penalisht në dhjetor 2017, ish-kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Gjika, për abuzime në ndërtimin e autostradës Elbasan-Tiranë. Në këtë rrugë janë hedhur miliona euro që prej vitit 2011 kur u inaugurua fillimi i punimeve dhe sërish është në një gjendje aspak të përshtatshme, duke kërkuar gjithnjë investime dhe fonde shtesë nga buxheti i shtetit.

Nga auditi i kryer nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, të cilin e ka siguruar Report Tv, u zbuluan 9 shkelje me një dëm në buxhetin e shtetit prej 53 milionë dollarë. Për këtë shkak u kallëzuan penalisht Dashamir Xhika, ish-Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Tiranë, Aksel Qurduka, ish-Drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan si dhe Albens Alite, Drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të Rrugës Tiranë-Elbasan, pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar, Tiranë.

"Konstatohet se personat e lartëpërmendur, si dhe persona të tjerë ende të paidentifikuar, veçmas dhe në bashkëpunim, kanë kryer veprime e mosveprime në kundërshtim me përmbushjen e detyrave të tyre funksionale gjatë ndjekjes dhe zbatimit të kontratave per ndërtimin e rrugës Tiranë – Elbasan. Ky fakt ka shkaktuar pasoja të rënda për interesat e Buxhetit të Shtetit dhe të publikut, si dhe ka krijuar kushte për përfitime të padrejta materiale nga subjekte juridike private.

Personat e kallzuar, të cilët kanë ushtruar apo ushtrojnë funksione publike, me veprimtarinë e tyre, krijojnë bindjen e arsyeshme se me veprimet e mosveprimet, kanë patur edhe qëllime korruptive dhe duhet të jenë rezultat i pranimit të ofertave apo i premtimeve për përfitime të parregullta nga vet personat e kallëzuar. Procesi i auditit konstatoi efekte financiare me dëm ekonomik në vlerën 53,983,340 USD. Përveç kësaj, është konstatuar edhe një shkelje e disiplinës financiare në vlerën 16,117,926 USD nga nënshkrimi i amendamenteve të kontratës pa burime financimi
", thuhet në auditin e Ministrisë së Transporteve, kryer te Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH). 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Incident gjatë fluturimit Hamburg-Prishtinë, avioni bën ulje të detyruar në Beograd

Incident gjatë fluturimit Hamburg-Prishtinë, avioni bën ulje të detyruar në Beograd