TIRANE-Një grup fëmijësh të klasës së katër në fshatin Priskës, kanë gjetur një armë tip “AK- 47” i njohur më gjerësisht me emrin “Kallashnikovë”.

Arma është gjetur nga fëmijët në zonën e Malit të Dajtit dhe dyshohet se kanë qëlluar dy herë me të.

Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë lajmëruar policinë e cila ka mbërritur dhe ka sekuestruar armën.

Sipas policisë fëmijët nuk kanë qëlluar me armën, ndërkohë dyshohet se ajo është përdorur më parë në një ngjarje kriminale.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com