Tiranë, fillon edicioni i 13-të i TIFF
shfaqet premiera e filmit "Burrneshat"

Tiranë, fillon edicioni i 13-të i TIFF<br />shfaqet premiera e filmit "Burrneshat"
Tirana International Film Festival ka çelur edicionin e 13-të mbrëmjen e sotme, me premierën e filmit të shumëpërfolur, “Burrneshat” me regji të Laura Bispuri.

Ceremonia e hapjes u realizua në ambientet e Kinema Milllenium, duke mbledhur bashkë personalitete nga bota e artit, kulturës dhe politikës.

Në edicionin e sivjetshëm të Festivalit të Filmit janë plot 111 filma pjesëmarrës, që përpara se të transmetohen në Shqipëri, kanë prekur kinematë dhe publikun e disa vendeve të tjera si Kana, Berlini, Venecia apo Karlovi Vari.

Drejtori i Festivalit, Agron Domi, Ministrja e kulturës Mirela Kumbaro dhe nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku, mbajtën shkurtimisht fjalën në ceremoni dhe e konsideruan këtë event si një ndikim shumë të rëndësishëm për zhvillimin kulturor të kryeqytetit.

Tirana International Film Festival është renditur mes 102 Festivaleve më të rëndësishme botërore për vitet 2015-2016.

Filmi “Burrneshat” është i mbështetur në romanin “Hana” dhe flet për Hana Dodën, qw braktis fatin e saj nw njw moshw fare tw re për të qenë thjesht një bashkëshorte dhe shërbëtore, ashtu si tw gjitha gratw në malet e ashpra të Shqipërisë.

Hana ndjek udhëzimet e ungjit të saj, i bindet ligjit të vjetër të Kanunit, i cili i jep grave mundësinë për të jetuar të lira si burrat dhe për të pasur një pushkë, duke marrë në këmbim betimin e virgjërisë të përjetshme.

Me disa premiera nëpër botë dhe pjesëmarrje në shumë festivale, “Burrneshat” është film me shumë çmime ndërkombëtare.
burrneshat
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!