Tiranë, hapen portat e digës së
Bovillës, uji arrin maksimalen

TIRANE - Hapet portat e digës së Bovillës, si rezultat i reshjeve të vazhdueshme dhe intensive, sidomos të ditëve të fundit. Në datën 14 mars, niveli i ujit arriti  afër nivelit maksimal dhe u bë i nevojshëm, shkarkimi i tij.

Si rezultat i reshjeve të vazhdueshme dhe intensive të ditëve të fundit, në datën 14 mars, niveli i ujit arriti kuotën 318.90 m, fare afër nivelit maksimal.

Në zbatim të rregullores së Shfrytëzimit të Digave, pasi u bë njoftimi në Komunën e Zall-Herrit, për hapjen e portave, për marrjen e masave dhe lajmërimin e banorëve, në orën 15:00 u hapën 30 cm, portat e digës së Bovillës, që ka, krahas shkarkuesit automatik, dhe portë për shkarkimin e ujit.

Hapja u bë me komision dhe që nga ai moment diga është në monitorim të vazhdueshëm. Megjithë hapjen e portës, gjatë natës pati një rritje të nivelit të ujit në masën 22 cm. Niveli i ujit në orën 11:00 të datës së sotme ishte në kuotën 319 m, maksimale.

Vazhdon monitorimi dhe mësohet se porta do të qëndrojë e hapur deri sa niveli të arrijë 317.50m, pra 50 mm nën nivelin normal, për të krijuar garanci.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com
)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Tradita e festimit të 1 janarit si fillimi i një viti të ri

Tradita e festimit të 1 janarit si fillimi i një viti të ri