TIRANË - Pas vënies nën hetim të 3 mjekëve, ka reaguar edhe Autoriteti Shëndetësor Rajonal Tiranës.
Në një deklaratë për median, ASHR-ja ka bërë të ditur se, “marrja nën e hetim e 2 mjekëve dhe 2 recepsionistëve të informacionit, punonjës të Qendrës Shëndetësore 9 në Tiranë, shpreh qartë vullnetin e palëkundur politik të qeverisë për të luftuar korrupsionin”.
“Autoriteti Shëndetësor Rajonal (ASHR) përshëndet aksionin e Policisë së Shtetit dhe shpreh mbështetjen e saj të plotë, për çdo goditje ndaj fenomeneve korruptive të sistemit shëndetësor”, thuhet në deklaratë.
“ASHR shpreh vendosmërinë për të ndërmarrë hapa konkretë për të goditur çdo rast që cenon betimin e Hipokratit dhe bluzat e bardha”, thuhet në deklaratën e ASHR-së.
“Ne jemi, prezent për shkak të profesionit në ndihmë të qytetarëve, dhe jo për të marrë përfitime financiare të pamerituara nga to”, bën të ditur edhe Autoriteti Shëndetësor Rajonal i Tiranës.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com