Tiranë- Një 60-vjeçar është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte dhe ka humbur jetën. Shtetasi Sotiraq Përmeti e kreu aktin fatal në kushtet e një depresioni të thellë.
Ngjarja e rëndë u shënua mesditën e sotme në zonën pranë Drejtorisë së Tatimeve, në rrugën e Elbasanit, në një rrugë të populluar nga kalimtarët.
Ka qenë një telefonatë anonime që ka njoftuar policinë e kryeqytetit për hedhjen e një shtetasi nga tarraca e pallatit.
Pas hetimeve paraprake uniformat blu kanë konfirmuar se i ndjeri, Sotiraq Përmeti jetonte i vetëm prej kohësh dhe është vetëhedhur nga kati i 4 i banesës së tij.
Gjithashtu policia ka konfirmuar se Përmeti pasi kreu aktin në kushtet e depresionit të thellë, duke rënë nga një lartësi e konsiderueshme nuk mundi të merrte dot ndihmën mjekësore pasi ndërroi jetë menjëherë.
ar/eç/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com