Operacioni i IKMT bëhet në kuadër të projektit për ndërtimin e unazës së jashtme të Tiranës, pjesën verilindore të saj, ku përfshihet segmenti kthesa e Saukut- Bregu i Lumit.
Një pjesë e objekteve që kanë nisur të prishen nga IKMT janë shpronësuar, ndërkohë që pjesa tjetër janë shpallur të jashtëligjshëm.
Gjithashtu gjatë ditës së sotme, IKMT ka prishur dy objekte më zonën e Paskuqanit të cilat kanë qenë të ndërtuara pranë lumit të Tiranës.
Sipas asaj që bën të ditur IKMT- ja dy objektet e prishura në Paskuqan ishin të jashtëligjshme.
Njoftimi i IKMT:
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur sot një aksion në zonën e Farkës në kryeqytet. IKMT ka planifikuar prishjen e 23 objekteve, një, dy dhe tre katëshe me funksione shërbimi dhe banimi.
Operacioni i IKMT realizohet në kuadër të projektit për ndërtimin e unazës së jashtme të Tiranës, pjesa verilindore e saj, që përfshin segmentin kthesa e Saukut-Bregu i lumit, Loti 2.
Një pjesë e objekteve që kanë nisur të prishen nga IKMT janë shpronësuar, ndërkohë që pjesa tjetër janë shpallur të jashtëligjshëm.
Po sot, IKMT ka prishur dy objekte në zonën e Paskuqanit, pranë lumit të Tiranës. Objektet ishin pengesë për realizimin e projektit "Rehabilitimi i lumit të Tiranës". Objektet e prishur ishin të jashtëligjshëm.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com








