TIRANE - Imzot George Frendo, ipeshkv në katedralen e “Shën Palit” në Tiranë është njëri nga ata që ka ndjekur më me vëmendje përzgjedhjen e Papës së ri, i cili do udhëheqë mijëra besimtarë katolikë në botë. Lutjet pas çdo meshe kanë qenë një nga aktet e tij të devotshmërisë dhe interesit të tij për Papën e ri, që nga data 28 shkurt, ditë kur papa Benedikti XVI dha dorëheqjen.
Në vitin 1997 ai u njoh me Shqipërinë. Do vinte për të kaluar pushimet e radhës, që më pas të kthehej në vendin e origjinës, në Maltë. Por Imzot George Frendo tashmë prej 16 vitesh në vendin e tij të lindjes kthehet një herë në vit. I dashuruar me Zotin, por edhe me njerëzit ai tregon rëndësinë, që ka përzgjedhja e një pape të ri për mbarë njerëzimin.
Sipas Imzot George janë një sërë arsyesh, që e bëjnë të veçantë përzgjedhjen e Papës së ri. Një nga ato përzgjedhja e një pape me origjinë nga një tjetër kontinent.
Kardinali Bergoglio u zgjodh mëngjesin e së hënës. Tashmë gjithë bota do ta njohë si Papa Françesku I.
Në vendin në lindjes Imzot George Frendo kthehet çdo vit ku takon dhe çmallet me familjen e tij të madhe.
(ad.ti/d.n/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com