TIRANE- Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar prishi mesditën e së premtes një ndërtesë 2-katëshe në afërsi të Stacionit të Trenit në Tiranë.
Objekti pa leje, i cili ndodhet në “Rrugën e Barrikadave” ishte në proces legalizimi, por sipas INUK ai ishte i skualifikuar nga ky proces.
Ndërtesa ka shërbyer si biznes për një periudhe të gjatë kohore.
Më tej INUK thekson se biznesit i është lënë koha e duhur për të larguar mallin.
Në aksionin për shembjen morën pjesë forca të shumta të INUK dhe të policisë së kryeqytetit.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com