Një ish punonjës i policisë është prangosur sot nga policia e Tiranës pasi atij dhe bashkëpunëtorit i është gjetur një sasi lënde narkotike dhe municionesh luftarake.
Sipas policisë, në pranga kanë rënë Altin Çela, 43 vjeç, ish punonjës policie dhe Xhon Çela, 21 vjeç, pasi janë konstatuar me dy doza me lëndë të dyshuar "Cannabis Sattiva", si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre, janë gjetur dhe sekuestruar 15 qese farmacie, me lëndë të dyshuar narkotike "Cannabis Sattiva" me peshë 45 gram, 7 granada dore Difensive, 6 ndezës detonatorë me mashë, 12 krehëra fishekësh, nga te cilët 4 copë janë 30-tsh dhe 8 copë janë 10-tsh, pa fishekë.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com