Tiranë, kapen 100 kg kanabis,
arrestohen tre persona

Tiranë, kapen 100 kg  kanabis, <br />arrestohen tre persona
TIRANË – Kapen 100 kg kanabis në Tiranë nga policia e kryeqytetit në kuadrin e operacionit “Welcome” dhe janë arrestuar në flagrancë shtetasit: Sokol Dervish Meçaj, 46 vjeç, lindur e banues në Kreshman, Fier; Edi Kujtim Meçaj, 34 vjeç, lindur e banues në Hekal, Mallakastër si dhe Fatmir Fejzi Zeqaj, 52 vjeç, lindur në Tepelenë e banues në Tiranë.
 
Zëdhënësja e policisë së Tiranës bëri të ditur se “arrestimi në flagrancë i tyre u arrit pas marrjes së informacioneve për ta gjatë momenteve të transportimit të lëndës narkotike, dyshuar si “cannabis sattiva”, që kishte destinacion shitjen në Tiranë.

Të lartëpërmendurit u kapën në rrugën «Irfan Tomini» ku gjatë kontrollit në automjet, iu gjetën: 4 thasë me 50 pako të mbështjella me natriban, ku në brendësi ishte bima e dyshuar narkotike e llojit “cannabis sativa”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 100 kg bime e dyshuar narkotike, automjeti tip “Benz”, me targa AA 938 DG si dhe një shumë e konsiderueshme e parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari”.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Aksident me motor në autostradën Tiranë - Durrës, vdes 35 vjeçari

Aksident me motor në autostradën Tiranë - Durrës, vdes 35 vjeçari