TIRANE-Sekuestrohen 155 kg kanabis, arrestohen tre persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Të arrestuar janë; Kejvin Vathi 23 vjeç, banues në Tiranë Gezim Laçi 26 vjeç banues në Krujë, Arian Laçi 23 vjeç banues në Krujë. Ndërsa u shpall në kërkim M.K. 32 vjeç banues në Krujë.

Në rrugën “Skënderbeu” gjatë kontrollit të ushtruar në automjetet tip “Audi” dhe ” Golf 4″ që këta persona  lëviznin nga kontrolli u gjet dhe sekuestrua 155 kg kanabis.

Gjithashtu u sekuestruan 13100 lekë, 2 automjete dhe 4 telefona celular. Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime te mëtejshme hetimore per veprat penale te “Prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike ne bashkëpunim” parashikuara nga neni 283/2, te Kodit Penal.

d.b/shqiptarja.com