Tiranë, kapen 80 kg hashash
5 të arrestuar në dy operacione

Tiranë, kapen 80 kg hashash<br />5 të arrestuar në dy operacione
TIRANE- Ka shkuar në 80 kg sasia e marijuanës të bllokuar sot në kryeqytet ndërsa numri i të arrestuarve ka arritur në 5 persona. Në orët e pasdites një sasi prëj 45 kg marijuanë u bllokua në zonën e Unazës së Re gjatë operacionit të koduar “Don’t Park” që çoi në prangosjen e dy të rinjve: Kristi Kanina (18 vjeç) nga Gjirokastra dhe Sajmir Laci (21 vjeç) nga Kukësi.

Ky aksion antidroge është vijim i aksionit që nisi mëngjesin e sotëm në kryeqytet, ku u sekuestrua një sasi prej 35 kg hashash në një automjet. Makina është ndaluar tek zona e njohur si “Fresku”.

Lënda narkotike u gjet në automjetin e tipit Renault, me targë AA 914 EM, në afërsi të Institutit të Kërkimeve Veterinare, me të cilin udhëtonin shtetasit Elis Toçi, 21 vjeç, Agim Hoçia, 56 vjeç dhe Flogert Duka, 27 vjeç, të tre banues në Tiranë. Në momentin e ndalimit nga policia, në këtë mjet u konstatuan 2 thasë me ngjyrë të bardhë, të futur në dy qese plasmasi, brenda të cilëve u gjend lënda narkotike e llojit Cannabis Sattiva, me një peshë totale prej 35 kg.

Dy aksionet e policisë së Tiranë e kanë çuar në 80 kg sasinë e marijuanës së bllokuar në kryeqytet që sipas policisë ka si origjinë Lazaratin, ndërsa ishte destinuar për tregun e brendshëm në kryeqytet.

(jd/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

I dyshuari për sulmin në Gjermani përballet me 5 akuza për vrasje

I dyshuari për sulmin në Gjermani përballet me 5 akuza për vrasje