Tiranë, kapet banda
e policëve të rremë

Tiranë, kapet banda<br />e policëve të rremë
Nga korriku e deri më 10 nëntor kanë kryer disa grabitje ndaj qytetarëve të ndryshëm duke u shtirur si policë. Madje të veshur me uniformat blu ata i ndalonin dhe u grabisnin celuylarë, para apo çfarë sendesh me vlerë u gjenin në trup.
Pas një operacioni, Policia e Tiranës vuri në pranga:

Erland Ali Markola, vjeç 23, banues në Tiranë,
Enea Hasan Kajaçi, vjeç 22, banues në Tiranë,

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi Fatmir Ramadan Gjoçi, banues në Tiranë, i cili ka ndryshuar emrin dhe mbiemrin nga Fatmir Gjoçi ne Alban ILA.

Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pas nje pune intensive dy javore, ndjekur me metoda speciale te hetimit, ku keta shtetas në bashkëpunim me njeri tjetrin, duke u shtirur si punojes policie, kane vjedhur me dhunë në muajin Korrik 2011, shtetasin kosovar me inicialet B.M.

Gjithashtu, keta shtetas:
Në datë 03 nentor 2011, kane vjedhur me dhune në rrugën “Bedri Karapici”, shtetasin S. Elezi,
Ne date 10 nentor 2011 kane vjedhur me dhune ne rrugen “Konferenca e Pezes”, shtetasin S. Bezhani dhe po ne kete date,
kane vjedhur me dhune shtetasin K. Bendaj, ne rrugen “Irfan Tomini” ne qytetin e Tiranes.

Nga strukturat e Hetimit te Krimit, eshte bere dokumentimi ligjor i vepres penale, nderkohe qe ne cilesine e proves materiale, ketyre shtetasve u jane sekuestruar 4 celulare dhe disa sende te tjera qe u përkisnin personave te demtuar”, sqaron policia e Tiranes

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Partitë proruse përfshihen në qeverinë e riorganizuar të Malit të Zi

Partitë proruse përfshihen në qeverinë e riorganizuar të Malit të Zi