Katër persona, mes tyre edhe një femër janë arrestuar sot në kryeqytet, pasi u kapën me disa doza kanabisi dhe kokaine.

Dy prej të arrestuarve janë nga Kosova, 37-vjeçari Agron Mulolli dhe 33-vjeçarja Jeta Blakqori-Murturi, të dy banues në Prishtinë.

Në pranga janë vënë edhe 19-vjeçari Erdi Alazi, si dhe 20-vjeçari Pano Ilia, banues në Tiiranë.

“Shtetasit Agron Mulolli, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip "BMW" me targa kosovare, me të cilin udhëtonte së bashku me shtetasen Jeta Blakqori-Murturi, është gjetur një qese, brenda së cilës kishte pluhur ngjyrë të bardhë të dyshuar lëndë narkotike e llojt "Kokainë". Shtetasit Erdi Alazi gjatë kontrollit fizik të ushtruar, i është gjetur një qese, brenda te ciles kishte bimë të dyshuar narkotike e llojt "Cannabis Sattiva". Me pas eshte  afruar mjeti tip "Smart" me drejtues shetasin Pano Ilia, të cilit gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të mjetit i janë konstatuar disa qese farmaceutike të mbushura me bimë të dyshuar narkotike e llojt "Cannabis Sattiva", gjithashtu këtyre shtetasve i janë gjetur disa qese farmaceutike të tejdukshme boshe”, bëjnë me dije burime zyrtare nga policia.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: 25.8 gram, lëndë e kokainë, 195.8 gram kanabis si dhe 2 automjetet e lartë përmendura.

(m.b/shqiptarja.com)