TIRANE- Një shtetas është arrestuar në flagrancë duke kryer lidhje të paligjshme të energjisë në kryeqytet. Shtetasi Gani Mazreku, u kap në flagrancë duke realizuar lidhjen, në rrugën “Artan Lenja” në Tiranë, ndërkohë që kompania "CEZ Shpërndarje" po zhvillonte një aksion për pastrimin e lidhjeve të paligjshme.
 
Me konstatimin e rastit flagrant, uniformat blu të kryeqytetit kanë arrestuar shtetasin Gani Mazreku, ndërsa materialet i kanë kaluar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)