Pavarësisht emergjencave të këtyre ditëve, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, në kryeqytet ka vijuar puna për rehabilitimin e ambienteve të brendshme dhe të jashtme të objekteve të arsimit shkollor dhe parashkollor.

Në këto ditë të ftohta, punonjësit e Bashkisë kanë bërë të mundur pastrimin e tarracës, në mënyrë që të eliminojmë lagështinë e ditëve që na presin në Çerdhen Nr.16, ndërsa në çerdhen nr. 17, ka përfunduar rehabilitimi i ambienteve të brendshme duke siguruar kushte dhe rehati për më të vegjlit e njësisë nr.7!

Puna vijon edhe në një tjetër objekt parashkollor, sikurse është çerdhja Nr. 19 ku është drejt përfundimit lyerja e ambienteve, ndërsa paralelisht po rregullohet sistemi hidraulik në Kopshtin Nr.52 në mënyrë që të vegjlit e qytetit të kenë kushte komode. 

Pas amortizimit, në shkollën 9 - Vjeçare ''Xhezmi Delli'' pranë zonës së njohur si Xhamlliku po punohet për rehabilitimin e fasadës dhe për mirëmbajtjen e ambienteve të saj.

d.c./shqiptarja.com