TIRANE-  Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranë rreth orës 00:43 minuta të mëngjesit të sotëm. Sipas të dhënave të Rrjetit Sizmik të Institutit të Gjeo Shkencave, tërmeti në Tiranë ka qenë me magnitudë 4 ballë i shkallës Rihter.

 Burime pranë institutit thanë për A1Report se epiqendra e tërmetit ka qenë 25 km në jugperëndim të kryeqytetit, në Papër të Elbasanit ku lëkundjet kanë qenë me intensitet 5 ballë.

Nuk ka njoftime për dëme materiale, apo njerëz të lënduar.