TIRANE- Të rinjtë e ndaluar nga policia në sheshin "Nënë Tereza” në Tiranë gjatë tubimit pro protesuesve anti-Erdogan në Turqi, janë liruar me shenja dhune.
Avokatë të “Res Publica” që kanë ndjekur çështjen bëjnë të ditur se dy prej të rinjve kanë shenja të dukshme dhune, por ata nuk duan ta çojnë çështjen më tej.
Policia e Tiranës do të referojë në Prokurori dosjen për tre të rinj të ndaluar sot gjatë protestës anti-Erdogan në Tiranë.
Aktualisht dhjetëra të rinj ndodhen para Drejtorisë së Policisë në Tiranë, në kryqëzimin me rrugën “Myslym Shyri”.
Protesta e sotme ishte organizuar përmes rrjetit social “Facebook”, në solidaritet me kauzën e protestuesve në Turqi, por edhe si reagim ndaj protestës së organizuar nga PLSHR, që në thirrjet e saj mbështeste regjimin e Erdogan.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com