Një 37- vjeçar ka përfunduar në pranga gjatë ditës së sotme, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në ambientet e lokalit në përdorim  të tij, janë konstatuar  lojëra të paligjshme fati.

Sipas burimeve zyrtare nga policia, në lokalin e 37- vjeçarit Shpëtim Nazifi, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një tavolinë pokeri, dy valixhe me fisha lojërash fati, 1 televizion, 4 njësi kompjuterike,  6 monitor, 6 tastiera dhe një kasë për prerje biletash.

Mbi Nazifin rëndon vepra penale “Organizim i palejuar i lojërave të fatit” . Materialet për këtë rast i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Njoftimi i policisë:
Ushtronte aktivitet të kundraligjshëm të lojërave të fatit në lokalin në përdorim prej tij.

Policia arreston 37 vjeçarin.

Më datë 08.09.2017 shërbimet e policisë të Komisariatit nr.4, arrestuan shtetasin :

- Shpëtim Nazifi, 37 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi tij është bërë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën "Halit Bega", në lokalin në përdorim prej tij, shërbimet e policisë kanë konstatuar ushtrim kundraligjshëm të lojërave të fatit.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

- Një tavolinë pokeri.
- Dy valixhe me fisha lojërsh fati.
- 1 televizor
- 4 njësi kompjuteri
- 6 monitor
- 6 tastiera
- 1 kasë për prerje biletash.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale "Organizim i palejuar i lojërave të fatit", parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com